Dy të maskuar me ferexhe, tentuan plaçkitjen e një argjendarie në Gjilan

E publikuar: 25/04/2015 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Gjilanit konfirmon se dy persona të dyshuar dhe të maskuar me ferexhe, veshje e cila përdoret nga femrat myslimane, kishin tentuar të plaçkitnin një argjendari.

Disa fëmijë nga Vitia që kishin rastisur në rrugë kur të dyshuarit kishin kaluar aty, ishin frikuar se ata po tentonin t’i rrëmbenin.

Të njëjtin dyshim ka edhe një mësuese e cila kishte rastisur në vendngjarje. Ajo thotë se i ka parë fëmijët duke ikur nga të dyshuarit të cilët në duar mbanin edhe thika.

Tjetër version për ngjarjen ka policia në Gjilan. Zëdhënësi i policisë së këtij rajoni i ka thënë televizionit Klan Kosova se të dyshuarit kishin për qëllim plaçkitjen e një argjendarie në Gjilan, porse fëmijët kishin rastisur në rrugë gjatë kohës kur të dyshuarit po kalonin atypari.