Dy të lënduarit e aksidentit të mbrëmshëm me fatalitet, në gjendje të rëndë shëndetësore

E publikuar: 29/12/2018 19:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tjetër aksident i rëndë ka rezultuar me viktima. Fatkeqësia e radhës ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Vdekjen e dy viktimave, K.H. 31-vjeçare dhe L.S, 23-vjeçare, e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes, raporton KTV.

Shoferi dhe pasagjeri tjetër po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor dhe janë në gjendje të rëndë.

“Njëri prej tyre është në mjekim intensiv, e pas përfundimit të operimit edhe i lënduari tjetër do të dërgohet për në intensivë,” i ka thënë KTV-së Nerxhivane Halimi, specialiste e mjekësisë emergjente.

Të aksidentuarit po ktheheshin nga ndeja e fundvitit, organizuar nga banka TEB, në të cilën punonin.

Dyshimet e fillestare janë për vetaksident e, megjithatë, sipas zëdhënëses së Policisë Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut.