Dy raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, të shëruar janë 12 qytetarë

E publikuar: 18/05/2020 11:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetëm dy raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Shqipëri, ndërkohë janë vetëm 190 raste aktive.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri më tani janë bërë 12,500 testime.

“Sot është dita me numrin më të ulët të rasteve pozitive të konfirmuara, që nga fillimi i epidemisë.
Janë testuar 168 qytetarë si të dyshuar si të prekur me COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitivë dy qytetarë, në Qarkun Durrës. Të shëruar janë 12 qytetarë. Rastet e reja janë kontakte të personave që tashmë rezultojnë pozitivë, ndërkohë që po vazhdon hetimi epidemiologjik aktiv në terren. Deri më sot janë kryer mbi 12,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 948 qytetarë. Prej tyre, rreth 77 për qind janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 190 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.
Gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive”, tha Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.