Dy rajone në Itali shpallën fitoren e autonomisë

E publikuar: 23/10/2017 08:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liderët e dy rajoneve italiane, Lombardia dhe Venecia kanë shpallur fitoren në referendumet e mbajtura të dielën duke theksuar se shumica ka votuar për autonomi më të madhe.

Sipas rezultateve preliminare, më shumë se 90 për qind e qytetarëve që kanë dalë në zgjedhje, e kanë rrumbullakuar “PO”-në e referendumit, transmeton Koha.net.

Siç njofton AFP, vlerësohet se dalja në votime ka qenë ndërmjet 57 e 61 për qind në Venecia e rreth 40 për qind në 40 në Lombardi, përcjell al jazeera.

evidentuar edhe sulme hakerësh që kanë shtyrë rezultatet e publikimit të rezultate përfundimtare.

Kryetari i Venecias Luca Zaia ka thënë të dielën se sapo ka filluar shkrimi i faqes së re të historisë.

Njëkohësisht kryetari i Lombardisë Roberto Maroni ka thënë se referendumi është një rast historik “që të dy liderët të “kërkojnë më shumë kompetenca dhe resurse “.

dy liderët janë nga radhët e Lidhje së Veriut dhe nga rajonet më të zhvilluara ekonomikisht në Itali.