Dy persona në gjendje të rëndë pas një aksidenti komunikacioni në Prizren

E publikuar: 12/07/2018 12:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë në rrezik për jetën, pas një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Vlashnije në Prizren, mbrëmë rreth orës 22:00.
Sipas policisë në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe një motoçikletë.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore dhe sipas mjekut në rrezik për jetën janë drejtuesi dhe pasagjeri i motoçikletës, meshkuj K/Shqiptarë, kurse personi po ashtu pasagjer në motoçiklete mashkull K/Shqiptar, pas tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi”, thuhet në njoftim.