Dy oficerë policie janë plagosur gjatë demonstratave, raportoi nga vendngjarja gazetari i CNN

E publikuar: 30/05/2020 10:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Protesta për të kërkuar drejtësi për vdekjen e njeriut me ngjyrë George Floyd kanë shpërthyer dhe përpara godinës së CNN në Georgia të Atlantës të premten në mbrëmje.

“Tulla, xhama të thyer dhe mbishkrime janë ato që kanë mbetur pas kësaj proteste” tregohen në pamjet e CNN.

Madje ndaj efektivëve janë hedhur dhe fishekzjarre.

“Skena ishte kaotike. Të paktën dy oficerë policie janë plagosur gjatë demonstrative”  raportoi nga vendngjarja gazetari I CNN, Nick Valencia.

Protesta e cila nisi paqësore u bë e dhunshme më pas.