Dy mësuese gjimnazi në Tiranë infektohen me koronavirus

E publikuar: 22/06/2020 16:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy mësuese gjimnazi në Tiranë rezultojnë pozitivë me COVID-19.

ISHP nuk e ka ende të qartë se si janë infektuar dy mësueset, por mësohet se ato nuk kanë qenë të pranishme gjatë provimeve të maturës që janë dhënë nga maturantët gjatë ditëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot për 33 raste infektimesh gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin. Pjesa dërrmuese e tyre, gjithsej 23 janë në kryeqytet.

Pak minuta më herët ndërroi jetë edhe një 62-vjeçar nga Tirana. Kjo ka çuar në 45 numrin e viktimave.