Dy kushtet e Messit për të vazhduar kontratën me Barcelonën

E publikuar: 06/02/2020 19:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lionel Messi është futbollisti më i përfolur këto ditët e fundit në mediumet botërore.

Krisja e tij me drejtorin Eric Abidal kanë bërë që shumë media të mëdha botërore të japin lajmin për një largim të mundshëm të tij nga Camp Nou.

Por vet argjentinasi nuk është shprehur për një largim të mundshëm të tijin nga Barcelona, pasi përgjigja e tij e vetme ishte replika ndaj drejtorit Eric Abidal.

Mediat spanjolle tani kanë raportuar se Messi ka dy kushte për të qëndruar edhe më tej te Barcelona dhe për ta rinovuar kontratën e tij.

32-vjeçari kërkon largimin nga klubi të drejtorit Eric Abidal, por jo vetëm.

Besohet se Messi u ka thënë përfaqësuesve të tij se nuk do ta vazhdoj kontratën me Barcelonën nëse do të jetë në krye të skuadrës presidenti Bartomeu.

El Chiringuito TV@elchiringuitotv

💥
👉

“MESSI SE VA SI SIGUE BARTOMEU”.

@jpedrerol empieza más fuerte que nunca #JUGONES. ¡VENTE!1,1593:02 PM – Feb 6, 2020Twitter Ads info and privacy488 people are talking about this

Messi nuk është i kënaqur me transferimet e Barcelonës në vitet e fundit dhe kjo është pakënaqësia e tij më e madhe.

Argjentinasi fajëson dyshen Abidal-Bartomeu për këto dështime dhe kërkon largimin e të dyve nga klubi.