Dy ish-ministrat e Rugovës takohen pas shumë vjetësh në Tiranë

E publikuar: 31/10/2019 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas tetë viteve janë takuar në Tiranë, Lutfi Haziri dhe Astrit Haraqija, dikur miq të ngushtë.

Është Astrit Haraqija ai që ka bërë të ditur me anë të një fotografie në Facebook, takimin mes tij dhe Lutfi Hazirit.

Para tetë viteve dyshja e LDK’së i kishin ndarë rrugët politike, mirëpo ata së fundi janë takuar në Tiranë.

Dikur shokë të ngushtë dhe ministra të Lidhjes Demoraktike të Kosovës (LDK), Haraqija e Haziri duket se kanë paralajmëruar diçka me fotografi, mirëpo nuk dihet saktë se çfarë po ndodhë.

Haraqija e Haziri kishin shumë mospajtime në mes veti, mirëpo duket se kanë vendosur që ato t’i lënë anash dhe t’i kthehen miqësisë të dikurshme.

Kështu ka bërë të ditur edhe vet Haraqija në publikimin e fotografisë në Facebook, ku ka shkruar: “Koha është ari, Durim”.