Dy femra me COVID-19 shkaktojnë aksident trafiku në kryeqytet

E publikuar: 12/06/2020 13:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e shëndetësisë, instituti, mikrobiologë, policë dhe gati çdo institucion tjetër fton çdo ditë që të reduktohet dalja sa më shumë, por kjo nuk ka vlejtur për ty gra të cilat përkundër se janë diagnostikuar me COVID-19, nuk e kanë respektuar masën e izolimit dhe kanë dalur me veturë, njofton Insajderi.

Përveç se kanë dalë në trafik, ato edhe kanë shkaktuar një aksident me veturë, njofton policia e Kosovës.

Kur policia kishte shkuar në vendin e ngjarjes për të inspektuar rastin, dy gratë e kanë njoftuar policin se janë të infektuara.

Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 14:00 në Prishtinë dhe ndaj të infektuara me Covid-29 ka filluar procedimi i rastit në mënyrë të rregullt.