Dy drejtorë klinikash dalin negativ pas ritestimit, në testin e parë rezultuan pozitiv

E publikuar: 19/06/2020 20:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy drejtorë klinikash në QKUK këtë javë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Që të dy pas ritestimit kanë rezultuar negativ.

Shemsi Veseli, drejtor i Klinikës së Biokimisë, në testin e parë kishte rezultuar pozitiv, por ai në një prononcim për Gazetën Sinjali ka thënë se nuk ka pasur simptoma dhe siç ka thënë ai ka pasur dyshime në saktësinë e testimit.

“Realisht edhe në testin e parë nuk kam qenë kështu bash shumë titri i lartë për me qenë pozitiv, por ka anuar sipas atyre dmth kam qenë i dyshim si spektër. Në kontekst të kësaj edhe ata kanë qenë të dyshimtë me rezultatin e tyre”, ka thënë Shemsi Veseli për Gazetën Sinjali.

Ai tutje ka theksuar se pas ritestimit ka rezultuar negativ, ai ka shtuar se nuk është i vetmi që pas ritestimit ka rezultuar negativ, ai ka thënë se edhe Venera Berisha-Muharremi e cila është drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë në QKUK pas ritestimit ka rezultuar negative në testin për COVID-19

“Më kanë shti edhe një ristestim që e kanë marrë edhe një herë mostrën nga fyt dhe nga hunda kanë vërejtur që jam negative që është dmth subjekti i kësaj. Unë nuk kam pas asnjë simptomë as një shenjë, kam qenë i bindur se ka qenë ndonjë lëshim… Dinë me u kontaminuar edhe aparatet edhe me u kontaminuar metodat. Kjo është çështje që ata duhet me dhanë sqarim. Kjo nuk ka ndodh vetëm te unë, por edhe të Venera Berisha-Muharremi, drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë në QKUK, por edhe tjerë që kanë dal kjo është çështje që duhet me i diskutuar”. ka thënë Veseli.

Në fillim të javës është raportuar po ashtu për viktimën 17 vjeçare nga Vitomirica e Pejës, që fillimisht pati dalë pozitive e pas ritestimit ka rezultuar negativ./Gazeta Sinjali/