Dy ditë përpjekje e takime rreth koncensuesit për demarkacionin, rezultati shtyrja e seancave

E publikuar: 23/02/2018 17:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, as sot nuk kanë arritur një koncensues për ta ratifikuar marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, pasi dështuan që një gjë të tillë ta bënin edhe të enjten.

Pavarësisht se të enjten pas vendimit për shtyrje të seancës u zhvilluan shumë takime duke përfshirë edhe ndërkombëtarët ,mes përfaqësuesve të partive parlamentare dhe kryetarit të Kuvendit, ku edhe u raportua për një koncensues për seancën e së premtes, koncensuesi i vetëm që u arrit ishte shtyrja e seancës, ndërsa që dallimet mbeten ato të njëjtat.

Përveç votës kundër, të Vetëvendosjes e Listës Serbe për këtë marrëveshje, tashmë mes partive të koalicionit qeverisës, PDK-AAK-Nisma dhe LDK-së janë shfaqur probleme rreth a saj se çfarë duhet t’i bashkëngjitet për votim projektligjit të marrëveshjes për demarkacionin, shkruan lajmi.net.

LDK po insiston që të votohet projektligji për demarkacionin së bashku edhe me aneks- marrëveshjen mes presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi, e cila parasheh shqyrtimin e pikave të kontestuara të projektligjit, ndërsa është kundër që pjesë e votimit të jetë edhe raporti i Komisionit Shtetëror, i udhëhequr nga ish-deputeti i tyre Shpejtim Bulliqi, sipas të cilit, Kosova ka humbur territor nga kjo marrëveshje.

Avdulla Hoti- shef i grupit parlamentar të LDK-së, para nisjes së seancës të së premtes, bëri të ditur se me PDK-në e Nismën janë pajtuar për atë se raporti i Bulliqit nuk do të jetë pjesë e votimit, por që sipas tij, tashmë i takon parterëve të koalicionit që të kenë qëndrim të përbashkët rreth kësaj çështje.

Por, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj një herit edhe kryeministër i vendit po kundërshton kërkesën e LDK-së, që raporti i Bulliqit mos të jetë pjesë e votimit.

Madje, për këtë në seancën e Kuvendit, Haradinaj në cilësinë e kryeministrit të vendit, u drejtua me tone të ashpra ndaj deputetëve të LDK-së, që po kundërshtojnë që ky raport të jetë pjesë e votimit.

“Marre ju koftë juve të LDK-së”, u shpreh ndër të tjera Haradinaj sot në seancë.

Seanca e sotme, e cila filloi për dalim nga ajo e një ditë më parë, u ndërpre, pas debatëve të ashpra që nisën mes deputetëve të LDK-së dhe kryeministrit Haradinaj. Paraprakisht Vetëvendosje edhe një her kishte deklaruar votën kundër marrëveshje, pasi sipas tyre nga kjo marrëveshje Kosova humb territor.

Ndërsa që PDK e Nisma ishin shprehur pro marrëveshjes.

Pas ndërprerjes së seancës, kryeparlamentari Veseli, ftoi edhe një her në takim shefat e grupeve parlamentare, ne te cilin mungoi Vetëvendosje, e Lista Serbe sikur të enjten as të premten nuk mori pjesë në seancë.

Pas këtij takimi, koncesuesi i vetëm ishte ai, për shtyrjen e seancës e cila njëherë ishte vendosur për tu mbajtur të hënën, por u shty për të mërkurën në ora 10:00./Lajmi.net/