Dy ditë para kuvendit Zgjedhor, mblidhet kryesia e LDK-së

E publikuar: 01/08/2019 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar mbledhjen nën udhëheqjen e kryetarit aktual, Isa Mustafa.

Në këtë mbledhje do të diskutohet për garën e të shtunës – ditën kur do të zgjedhet edhe kryetari i ri i partisë, njofton Klan Kosova.
Për garën e të parit të LDK-së ka dalë kandidat edhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu, ndërsa ka pasur edhe shumë emra të tjerë të kësaj partie që janë lakuar për këtë pozitë.

Ndërkaq, para se të fillojë mbledhja anëtarë të kryesisë kanë pi kafe së bashku.