“Dy deputetë nga komunitetet nuk e votojnë PAN-in”

E publikuar: 21/07/2017 20:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se përveç partive opozitare edhe dy deputetë nga komunitetet nuk do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër, njofton Klan Kosova.

Avdyli nuk ka treguar as emrat e këtyre dy deputetëve të cilët sipas tij nuk votojnë pro Haradinaj e as cilit komunitet i takojnë.

“Lajm i mirë nga djepi i kulturës dhe bashkëjetesës- Prizreni: 2 deputetë të Kuvendit të Kosovës, nga komunitetet, nuk e votojnë PAN-in. Ata në kohë dhe momentin e duhur do shpallin vendimin e tyre”.