Dushi i ngrohtë me efekte pozitive sa ecja 30 minuta

E publikuar: 19/08/2018 07:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkencëtarët në Universitetin e Loughborough në Britani të Madhe testuan 14 burra, të cilët u janë nënshtruar sfidave të çiklizmit një-orësh dhe dushit në një temperaturë prej 40 gradë Celsius për një orë. Qëllimi i testit ishte të hiqte temperaturën e trupit në një shkallë.

Rezultatet treguan se çiklizmi djeg më shumë kalori, por shkencëtarët kanë ardhur deri në një zbulim të pazakontë që me një dush të ngrohtë pjesëmarrësit në eksperiment humbën 130 kalori, sikur të ishin në shëtitje për 30 minuta, transmeton KP.

Fiziologu Steve Fokner thotë se banjë e nxehtë, përveç reduktimit të kalorive, gjithashtu ndikon në rritjen e konsumit të energjisë. Shkencëtarët po ashtu zbuluan se një dush i nxehtë zvogëlon sheqerin në gjak me gati 10 për qind.

Fokner mendon se kjo është për shkak të proteinave që trupi prodhon gjatë stërvitjes.