Durrësi pa ujë në “pikun” e sezonit turistik

E publikuar: 09/07/2017 14:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish- kryeministri Sali Berisha denoncon mungesën e ujin në shumë lagje të Durrësit, në kohën kur në këtë qytet janë dyndur turistët.

Qytetari që denoncon rastin tek Berisha shkruan se kjo situatë ka rreth 1 muaj.

Qytetari dixhital denoncon:
– Durresi turizem pa uje,
– mediat censurojne lajmin! sb
“Doktor pershendetje!
Ju shkruaj per te denocuar mungesen e furnizimit me uje te pijshem ne disa prej lagjeve te qendres se Durresit, konkretisht lagja Nr.2 dhe Nr.3 te ketij qytetit. Por edhe ne zonen e plazhit situata eshte mese e renduar.
Kjo situate ku uji i pijshem vjen vetem nje ore ne dite e sigurisht qe eshte totalisht i pamjaftueshem, po ben gati nje muaj qe eshte prezente. Ajo qe te ben me shume pershtypje perpos tmerrit te mungeses se nje elementi jetik sic eshte uji, eshte fakti qe asnje prej televizioneve nuk ka bere nje kronike per ta ngritur ne kiadrin e nje denoncimi publik.
Ne fakt, i nderuar doktor kete sms duhet tja kisha derguar kryeministrit, por ai te vetmen gje qe te lejon ne profilin e tij ne fcb eshte te besh llogje neper komente.
Respekte!”