Durrës-Basha: Oferta jonë, punësim për të rinjtë

E publikuar: 20/05/2015 22:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua  pasditen ete merkures  me të rinjtë e qytetit të Durrësit duke ekspozuar një gjendje në vështirësi ekonomike. Sipas tij, është rikthyer eksodi si më 1991-shin për fajin e keqqeverisjes nga mazhoranca.

Basha gjatë fjalës së tij u shpreh se “Rinia është përfshirë në një fenomen të harruar deri më sot, eksodi ashtu si para 25 vitesh, ku rinia shqiptare u largua nga vendi sepse nuk kishin shpresë, sepse i largoheshin terrorit dhe mjerimi. Por, për 25 vite vendi përparoi dhe u zhvillua dhe në dy dekada doli nga gjendja e mjeruar, por si mundet që pasi kemi marrë statusin e vendit kandidat në BE, shqiptarët t’i rikthehen eksodit? Pyetja është, a ka punë, shpresë, rritje të mirëqenjes? Por, çmimet dhe tasat janë rritur, fuqia blerse ka rënë, fitohet më pak, shpenzohet më shumë dhe jetohet më keq. Ku është siguria e rendi, por në rastin më të mirë, ata sulmojnë opozitën dhe nuk u japin përgjie pyetjeve që shtrojnë shqiptarët”.

“U rrit çmimi i energjisë, por CEZ-it i falën 600 milion euro, thelluan gropën e buxhetit dhe e kanë rritur duke e thelluar me 700 milion dollarë më shumë. Herën e parë me mashtrime na morën votën, tani i duan me kërcënime. Këtu në Durrës prej dy vitesh mazhoranca ka patur edhe qeverinë edhe bashkinë dhe ata nuk hapën vende punë, por e mjeruan Durrësin dhe e kanë zhytur në papunësine më të madhe dhe kryebashkiaku i Durrësit nuk ka ofertë, ndërsa ne kemi ofertë Grida Dumën, ofertën që do të ulë taksat, do rrisë punësimin dhe menaxhojë fondet dhe jo si kryebashkiaku që i ka bërë fondet rrush e kumbulla”, tha Basha.