Durant dhe Thompson rikthejnë kampionin te fitorja

E publikuar: 01/04/2018 11:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Golden State Warriors ka arritur të fitojë pas tri disfatave radhazi në NBA.

Me rikthimin në formacion të dyshes Kevin Durant e Klay Thompson, Warriors kanë marrë një fitore të lehtë ndaj Sacramento Kings.

Kampioni në fuqi në fund fitoi me 16 pikë diferencë 112-96 përballë Kings.

Më i dalluari në këtë fitore të Warriors, ishte Kevin Durant që shënoi 27 pikë, pati 10 kërcime dhe dhuroi pesë asistime.

Durant pati ndihmën edhe nga Klay Thompson i cili gjithashtu u rikthye nga lëndimi dhe shënoi 25 pikë.

Tek vendasit më i dalluari ishte Body Hield me 19 pikë e katër asistime si dhe D’Aron Fox që shtoi 15 të tjera.

Në ndeshjen e ardhshme, kampioni në fuqi i NBA-së do të luaj para tifozëve të vet ndaj Phoenix Suns.

Ndërkohë Sacramento Kings do të përballet në ndeshjen e ardhshme me Los Angeles Lakers. /Telegrafi/

Rezultatet:

Washington Wizards – Charlotte Hornets 107 – 93

New York Knicks – Detroit Pistons 109 – 115

Boston Celtics – Toronto Raptors 110 – 99

Miami Heat – Brooklyn Nets 109 – 110

Sacramento Kings – Golden State Warriors 96 – 112