Dumnica në protestë

E publikuar: 02/04/2020 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banorë të fshatit Dumnicë të Podujevës kanë protestuar sot përpara policëve të vendosur në hyrje të fshatit, duke kërkuar që ky fshat të hiqet nga karantina.

Banorët kanë protestuar që të hiqen nga karantina dhe të lirohet rruga Dumnicë – Podujevë, pasi që më nuk ka raste të konfirmuara me COVID-19.

Vendimi që Dumnica e Poshtme, Dumnica e Epërme dhe Llausha, të futen në karantinë është bërë me 15 mars, pasi një person fillimisht ishte konfirmuar me virusin korona. Personi i parë i prekur më këtë virus kishte ardhur nga Italia, ndërsa ditë më vonë u konfirmuan edhe dy familjarë të tij të prekur me koronavirus.

Banorët e këtyre fshatrave vazhdimisht janë ankuar se nga karantina vetëm për krijohet panik. Ata janë ankuar se nuk po u lejohet të dalin edhe për raste emergjente.

Banorët e këtij fshati përdornin rrugë alternative për t’u furnizuar me barna dhe gjëra elementare, gjersa kanë fajësuar disa herë komunarët për mosndihmesë.

Edhe autoritetet komunale kanë kërkuar nga Qeveria që të tri fshatrat e Podujevës të hiqen nga karantina./llapi.info/