Duelojnë për sensacionin kanadez, Jonathan David, skuadrat e mëdha gjermane

E publikuar: 23/05/2020 13:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jonathan David pritet të largohet gjatë afatit kalimtar veror nga skuadra belge Gent.

Sensacioni kanadez ka bërë një sezon të madh me klubin belg, ku ka shënuar thuajse në çdo ndeshje.

20-vjeçari i talentuar ka shënuar 23 gola dhe ka bërë 10 asistime në të gjitha garat këtë edicion me Gentin.

Kjo ka bërë që shumë skuadra të mëdha të vihen pas tij, por duket se lojtari preferon transferimin në Bundesliga.

Borussia Dortmund, Bayern Munich dhe RB Leipzig janë tri skuadrat gjermane që janë vënë pas tij.

Lojtari kërkohej edhe nga klube tjera të mëdha si Roma, Milan, Inter, Chelsea e Arsenal, por dëshira e tij është të luaj në futbollin gjerman.

Gent është gati ta shet yllin e saj më të madh, teksa i ka vendosur çmimin e largimit prej 20 milionë eurove.

Skuadra favorite mbetet Borussia Dortmund, pasi David preferon verdhezinjt shkaku i hapësirave të mëdha që i japin drejtuesit e këtij klubi lojtarëve të rinj.