Dueli i portierëve të vitit në Ligën e Kampionëve

E publikuar: 03/04/2018 19:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Si zakonisht ylli i ndeshjes do të jetë Lionel Messi, por dy portierët që do të zbresin në Camp Nou, Marc-Andre Ter Stegen i Barcelonës dhe Alisson Becker i Romës, janë në kulmin e karrierës.

Të mërkurën në mbrëmje do të takohen mes vetëm këtë dy portierë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjermani po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm me Barcelonën duke e ndihmuar skuadrën, pasi në Ligën e Kampionëve ka marr vetëm dy gola me Olympiacosin dhe Chelsean.

Në kampionat ai ka pësuar 15herë, një më shumë se Jan Oblak i Atletico Madridit.

Portieri gjerman (Getty Images)

Ernesto Valverde i beson shumë portierit i cili këtë sezon është ndër më të mirët në Evropë.

Alisson, që është 25 vjeç, është tjetri portieri që këtë sezon po tregon formë të jashtëzakonshme, duke e ndihmuar Romën që të arrijë në këtë fazë të Ligës së Kampionëve.

Braziliani sezonin e shkuar ishte zgjedhja e dytë pas Wojciech Szczesnyt.

Alisson . (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Këtë sezon Eusebio Di Francesco e ka bërë portieri numër 1 dhe në 30 ndeshje ka pranuar 24 gola.

Të mërkurë, gjermani dhe braziliani do të përballen me njëri tjetrin për të gjetur portierin më të mirë të momentit. /Telegrafi/