Dua tregon si do të duket klipi i ri (Foto)

E publikuar: 27/04/2016 17:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dua Lipa ka arritur të mrekullojë botën me zërin dhe stilin e saj, ndaj edhe është konsideruar nga shumë media prestigjioze në Britani si një nga zërat e gjeneratës së re.

E në fakt, këngëtarja ka pasur sukses me të gjitha këngët që ka lançuar deri tani. Të njëjtin sukses pritet të ketë edhe projekti i saj i radhës, kënga që do të mbajë titullin “Hotter Than Hell”.

Dua Lipa-Screen-Shot-09iuh

Dua ka publikuar një pjesë të shkurtër nga videoklipi që do të shoqërojë këtë projekt në rrjetet sociale.

Ajo ka njoftuar gjithashtu fansat e saj se kënga është që tani në dispozicion në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa për pjesën tjetër të fansave do të publikohet më 6 maj.

/TCh/