“Dua të mbetem në Barcelonë”

E publikuar: 10/05/2017 08:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lucas Digne, mbrojtësi francez, nuk dëshiron të largohet nga Barcelona
Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të majtë. Por, kjo nuk e trembë francezin Lucas Digne, i cili është i vendosur që të mbetet në Camp Nou.

“Unë dua të qëndroj këtu, kam nënshkruar një kontratë 5 vjeçare dhe unë dua të jap nga vetja shumë për këtë klub”, ka deklaruar ish anëtari i Romës për Bein Sport.

Digne, i cili u transferua në Barcelonë nga PSG vitin e kaluar, nuk ka lënë gjurmë deri më tani në Camp Nou. /Express/