Dua shtyn publikimin e këngës së re, për shkak të sulmit në Manchester (FOTO)

E publikuar: 23/05/2017 15:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është shprehur e mërzitur pas sulmit të fundit që ndodhi në Manchester, ku si pasojë humbën jetën 22 persona dhe mbi 50 të tjerë u lënduan.

Dua është shprehur e tmerruar dhe zemërthyer për këtë ngjarje të tmerrshme që ka ndodhur.

Dua me këtë rast ka njoftuar të gjithë fansat e saj se sot nuk do të publikojë projektin e saj më të ri për të cilin kishte paralajmëruar.

Këtë e ka bërë të ditur ajo përmes një fotografie që ka postuar në profilin e saj në Instagram.
“Pas asaj që ndodhi dje, po e anuloj publikimin e këngës më të re “LIYL”, kishte shkruar Dua.