Dua Lipa shoqërohet nga prindërit në Singapor

E publikuar: 18/09/2018 11:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dua Lipa çdo ditë po shënon suksese të reja në arenën ndërkombëtare.
Këngëtarja së fundi ka qëndruar në Singapor, ku edhe performoi para fansave të saj në atë vend, shkruan lajmi.net.

Ajo gjatë ditës së djeshme u shoqërua nga prindërit e saj, Anesa dhe Dukagjini teksa po shikonin nga afër garën “F1 Singapor Grand Prix”.

Në imazhet që kanë ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, ata shfaqen të buzëqeshur derisa po argëtoheshin në maksimum.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor nga Dua Lipa është “Electricity” në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplon.