Dua Lipa në bashkëpunim me Ariana Granden

E publikuar: 18/01/2018 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombinimi i këtyre dy emrave padyshim se do të sjell një produkt të bukur Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vitin që lamë pas ka arritur një sukses të madh në karrierën e saj.
Dua e cila vitin 2018-të e nisi fuqishëm me këngën “IDGAF”, duket se ka planifikuar që në projektin e radhës të vijë në bashkëpunim me një këngëtare që gëzon famë botërore. Ajo ka publikuar së fundmi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet pranë këngëtares së njohur, Ariana Grande me të cilën thuhet se do të vijë në bashkëpunim. Ato duken mjaft bukur pranë njëra-tjetrës, teksa kanë vërshuar pëlqimet dhe komentet nga fansat e tyre./21Media