Dua Lipa mahnit në videon paralajmëruese të performancës në ‘Champions League’

E publikuar: 25/05/2018 20:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dua Lipa e ka konfirmuar lajmin se do të performoje në finalen e “Champions League”.

Madje, këngëtarja tashmë ka publikuar edhe videon me të cilën paralajmëron shfaqjen, e që si çdo herë duket mahnitëse.

Dua shprehet e emocionuar për këtë mundësi që i është dhënë, ndërsa në videon që nxori në rrjete sociale ka thënë se pret me padurim të këndojë në finalen e madhe të “Champions League”.

Dua Lipa performon nesër (e shtunë), në hapjen e finales së “Champions League”, në ndeshjen mes Real Madrid dhe Liverpool.