Dua Lipa, këngëtarja e hiteve botërore

E publikuar: 01/06/2017 18:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Këngëtarja e cila po publikon disa nga hitet botërore”, kështu e ka konsideruar gazeta prestigjoze amerikane ‘New York Times’ këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa.

Gazeta i ka kushtuar një artikull të veçantë këngëtares e cila po arrin një sukses të jashtëzakonshëm në botën e muzikës.

Unë jam në qiellin e shtatë”-ka thënë ajo gjatë intervistës. “Po kaloj periudhën time më të mirë.”

Dua Lipa sapo ka performuar këngën “Scared to Be Lonely” me producentin e muzikës elektronike  Martin Garrix në “The Tonight Show”.

New Yourk Times shkruan se: “Kjo performancë ishte një hap i madh në karrierën e 21-vjeçares e cila do të publikojë albumin e saj “Dua Lipa” të premten. Ajo ka siguruar qindra miliona klikime në internet dhe në radio me këngët e saj  “Hotter Than Hell,” “Blow Your Mind (Mëah)” dhe “Be the One” ndërsa kënga “Scared to Be Lonely” ka arritur më shumë se 250 milionë klikime.”

Gjithashtu shkruan se Lipa ka një zë të mrekullueshëm, është një kompozitore dhe performuese shumë e mirë dhe tani po shkruan vetë këngët e saj.

“Të gjitha gjërat e hidhura që ndodhin mbeten për një kohë të gjatë në mendjen time dhe gjërat që i ndjej dua ti shkruaj,”-ka thënë ajo.

Disa nga idhujt e këngëtares janë Pink dhe Nelly Furtao të cilët kanë bërë hite gjigande.