Dua Lipa ishte e para edhe në një gjë tjetër sonte

E publikuar: 22/02/2018 00:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analistët e modës kanë vlerësuar se Dua Lipa ka pasur veshjen më të mirë gjatë defilimit të saj në tepihun e kuq për edicionin e 38 të Brit Aëards, një festival i muzikës ku vlerësohen artistët nga Britania dhe ndikimi i tyre në botë.

Pas Duas, ka qenë Maya Jama e cila është vlerësuar për veshjen e saj.

Për veshje kritika të mira ka marrë edhe këngëtarja tjetër, kosovarja Rita Ora.

Dua pati të veshur një fustan ngjyrë rozë të çelur derisa bëri hyrje spektakulore në këtë event.

Dua fitojë dy çmime, atë për “artistja më e mirë femër” dhe “artistja më e mirë debutuese”.

Pasi mori çmimin e dytë Dua tha:

“Ëndrra mu bë realitet”, derisa në skenë mori vëllain dhe motrën e saj, Rinan dhe Gjinin. /GazetaExpress/