Dua Lipa e ka gati albumin e saj të dytë, ndihet e entuziazmuar

E publikuar: 03/09/2019 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa e ka gati albumin e saj të dytë, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur gjatë një interviste të dhënë së fundmi për ‘Vogue’, aty ku edhe ishte në ballinën e kësaj reviste.

“Tani jam në LA duke përfunduar këngët dhe jam vërtet e entuziazmuar. Kam një presion më tepër. Ndjehem sikur e njoh veten shumë më mirë. Unë e di se për çfarë dua të shkruaj, di të shpreh ndjenjat e mia. Unë e di se si të flas për gjërat dhe ta lejoj veten të jem e ndjeshme”, ka thënë ajo.