Dua Lipa dhe Anwar Hadid shfaqen me veshje të çuditshme rrugëve të Hollywoodit

E publikuar: 29/01/2021 09:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo së pari dha një paraqitje të shkurtër të veshjes së saj të enjten përmes disa fotografive të publikuara në Instagram.

Dhe Dua Lipa shfaqi stilin e saj edhe në rrugë të mërkurën pasdite, ndërsa doli me të dashurin e saj Anwar Hadid për një shëtitje me qenin e tyre në Hollywod-in perëndimor.

Këngëtarja, 25 vjeçare, dukej tipike në trend e veshur me një bluzë të shtypur grafike me ngjyrë jeshile, të cilën ajo e kombinoi me xhup ngjyrë rozë.

Krijuesja e hitit “Prisoner”, duket se ndjehet e rehatshme në një palë atlete të bardha dhe çorape të zeza, ndërsa ecte përgjatë një trotuari.

Dua kombinoi maskën e saj të fytyrës me ansamblin e saj rozë, ndërsa i mbante flokët e saj të lidhur me një llastik.

Ndërkohë, Anwar, 21, tregoi stilin e tij po aq eklektik i veshur me një palë pantallona me grafitë të shtypura.

Bashkë me çiftin ndodhej edhe qeni i tyre, Dexter, të cilin ata e adoptuan jo shumë kohë më parë.

Më herët gjatë ditës, Dua realizoi disa ‘selfie’ para se të dilte jashtë për shëtitje.

Ylli i muzikës pop publikoi shumë fotografi në Instagram, ku shfaqej e veshur me një bluzë ku shkruhej “Be Happy Be Lucky”.