Dua edhe me një sukses tjetër

E publikuar: 17/10/2017 09:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lipa shijoi sukses të madh dhe u bë sensacion i muzikës pop me këngën “New Rules” të lansuar së fundmi.
“Jam shumë mirënjohëse që fitoj këtë çmim mes artistëve që i admiroj kaq shumë”, ka thënë Dua Lipa me këtë rast.

Me çmim për kontributin në muzikë u nderua edhe grupi “The Amazons”.
Ceremonia e çmimeve “ASCAP” mbahet çdo vit dhe prezantohet nga Shoqëria amerikane e kompozitorëve, autorëve dhe publikuesve, për hir të “ndikimit në zhanret e reja muzikore dhe zhvillimin e tyre”.
Kjo ceremoni për herë të parë u mbajt më 1996.