Dropbox i ri dëshiron të jetë qendra e përditshmërisë suaj

E publikuar: 13/06/2019 09:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ashtu si konkurrentët Dropbox ka qenë gjithasnjë një koncept i thjeshtë, një folder në kompjuterin tuaj i cili sinkronizohet me shërbimin cloud që do të thotë se të dhënat tuaja janë gjithnjë të sigurta dhe të aksesueshme kurdoherë.

Por ambiciet e kompanisë janë shumë më të mëdha dhe gradualisht ka filluar ti tregojë. Dropbox dëshiron të jetë një prej të mëdhenjve si Google Docs, Microsoft Office, Slack, Salesforce, Trello dhe Zoom dhe si vendosi ti unifikonte idetë në një aplikacion të vetëm desktop të cilin e quan “Dropbox i ri”.

Sipas postimit në blog të kompanisë, Dropbox i ri është dizajnuar për të qenë platforma ku mund të organizoni punën por në fokus është padyshim mundësia për të krijuar dhe punuar pa u larguar nga aplikacioni Dropbox.

Ju mund të editoni dhe krijoni dokumente Google dhe Microsoft, të startoni biseda Slack, video konferenca Zoom dhe të menaxhoni projektet Atlassian të Jira dhe Trello në vend që të aksesoni këto aplikacione individualisht.

Gjithashtu Dropbox i ri përmban një panel të unifikuar kërkimi. Me kalimin e kohës do të mësojmë më tepër nëse Dropbox i ri do të jetë një konkurrent i vërtetë për Trello, por është një ide interesante. Dhe nëse keni vendosur të injoroni ndryshime dhe të përdorni Dropbox në mënyrën origjinale, kompania thotë se asgjë nuk ka për të ndryshuar.

Ju mund të fitoni akses në dizajnin e ri për Windows dhe Mac duke u regjistruar në këtë lidhje. /PCWorld Albanian