Droni ndihmon në shuarjen e zjarrit në New York

E publikuar: 19/03/2017 11:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e hënë, Departamenti i Zjarrfikësve të New York ka përdorur për herë të parë dronët për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit në Bronx.

Duke përdorur kamerat e dronit, zjarrfikësit në terren ishin në gjendje për të marrë një pamje të përgjithshme të ndërtesës dhe për t’i ndihmuar të shuanin flakët.

Zjarri shpërtheu rreth orës 6:20 të hënën në mbrëmje, në katin e fundit të një pallati 6-katësh pranë Arthur Avenue në Bronx.Droni, i cili kushton 85,000 dollarë dhe peshon 3.6 kg është i pajisur me një kamera të cilësisë së lartë dhe rreze infra të kuqe.

Kjo, e lejoi atë të kapë një pamje të përgjithashme të ndërtesës 6-katëshe, që ishte në zjarr.

“Ne përdorëm dronin për herë të parë në mbështetje të një alarmi për zjarr në Bronx”, tha Timothy Herlocker, Drejtor i Qendrës Operative të FDNY.