Droni kap shkatërrimin që bëri uragani Maria në Puerto Rico

E publikuar: 30/09/2017 21:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Uragani Maria shkatërroi Puerto Ricon të mërkurën e kaluar dhe njerëzit akoma nuk e kanë marrë veten nga tragjedia. Vendi është pa elektricitet, dhe kabllot nuk punojnë pasi era e fortë i ka shkatërruar të gjitha. Të paktën 16 persona kanë vdekur, shumë të tjerë kanë ngelur pa shtëpi, pa ujë të pijshëm, dhe pa mundësinë të takojnë dhe të komunikojnë me njerëzit e afërm.

Fotografi Ricardo Arduengo kuptoi që i gjithë shkatërrimi nuk mund të kapej nga aty, prandaj vendosi të tregojë të gjithë tragjedinë e ndodhur me anë të një droni.

‘’Nga lart duket sikur ka plasur bomba atomike’’ tregon fotografi. ‘’Ishte shumë e vështirë të bëje fotografi apo çdo gjë tjetër pasi aty nuk kishte elektricitet dhe ishte shumë e vështirë të flisje me njerëzit e tu të afërt./CityNews