Drogë në tendën ku qëndronin, pesë të arrestuar në Prizren

E publikuar: 11/08/2018 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia në Prizren në lagjen Marashi ka arrestuar tre meshkuj dhe dy femra, katër prej tyre shtetas nga Shqipëria.
Arrestimi i tyre u bë pasi që gjatë kontrollit në tendën ku ata qëndronin janë gjetur dhe sekuestruar: 150 tableta substancë e dyshuar e llojit Extasy, 1.6gram kokainë, 50 gram marihuanë, 40 euro , një peshore digjitale për matje, riza mbështjellëse, dhe një pllakë që shërben për përgatitje e substancave.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dy femra janë liruar në procedurë të rregullt.