Drogba: MLS, më e vështirë se P. League

E publikuar: 27/11/2015 13:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-sulmuesi i Chelsea-t, tani te Montreal Impact, Didier Drogba foli për Major League Soccer. Lojtari nga Bregu i Fildishtë deklaroi se kampionati Amerikan është më i vështirë sesa Premier League, ndryshe siç mund të mendojnë njerëzit.

Drogba tha se të luajturit në Amerikën e Veriut është shumë e ndërlikuar, sidomos kur luan në transfertë. 37-vjeçari pohoi se shpeshherë i duhen të udhëtojnë me orë të tëra, duke zbritur të lodhur në fushën e lojës.