Droga e xhihadistëve që vret frikën dhe i shtyn drejt akteve makabre

E publikuar: 20/11/2015 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dyshohet se xhihadistët që hedhin veten në erë janë përdorues të një lloj droge që i ndihmon të largojnë frikën. Captagon, është një përzierje të amfetaminës me kafeinën dhe disa substanca të tjera dhe nuk është shumë e kushtueshme.

Ajo tashmë ka marrë emrin “droga e xhihadistëve”, dhe u krijon kamikazëve një gjendje euforie dhe eliminon krejtësisht frikën. Baza e prodhimit të saj është në Lindjen e Mesme. Mediat e huaja shkruajnë se captagon përdoret nga çdo luftëtar i Shtetit Islamik për t’u dhënë zemër për të kryer masakrat e tyre dhe për të mposhtur frikën.

Të njëjtën drogë rezulton të ketë përdorur edhe Seifeddine Rezgui, xhihadisti 24-vjeçar që vrau 38 turistë në Tunizi. Për herë të parë droga u prodhua në vitet ’60 por u ndalua përdorimi nga OBSH në vitet ’80. Në 2012 nga katër tonë që shitej në Lindjen e Mesme, kjo shifër shkoi në 11 tonë, duke pësuar kështu një përdorim të gjerë në mesin e xhihadistëve.