Driton Selmanaj ka pritur sot në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq

E publikuar: 30/06/2020 15:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, z. Driton Selmanaj, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, me të cilën diskutoi zhvillimet politike në Kosovë si dhe marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve, njoftohet nga Zyra Për Komunikim Publik e Kryeministrisë.

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Selmanaj informoi Ambasadoren Barishiq për zhvillimet politike në vend, prioritetet e qeverisë dhe angazhimin në luftimin e korrupsionit dhe reformat në sistemin e drejtësisë.

Gjatë këtij takimi, Zëvendëskryeministri Selmanaj falënderoi ambasadoren Barishiq dhe Kroacinë për bashkëpunimin e mirë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Republikës së Kosovës, duke theksuar kështu se Kroacia është shembulli që Kosova duhet ndjekur në procesin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike.