Driton Selmanaj jep dorëheqje nga Instituti Demokratik

E publikuar: 29/02/2016 23:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Driton Selmanaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij në facebook. Selmanaj ka shkruar se aktivitetin e tij si aktivist i shoqërisë civile, do ta vazhdojë me përkushtim, transmeton lajmi.net

“Ju njoftoj që nga 1 marsi 2016, nuk do jem pjesë e Institutit Demokratik të Kosovës – KDI, organizatë ku kam qenë i angazhuar tash e 8 vite. Aktivitetin tim si aktivist i shoqërisë civile do ta vazhdoj me përkushtim dhe kurajo të shtuar”, ka shkruar Selmanaj.