Driton Kuka intervistë në terr për mediumin japonez: Kompanitë përgjegjëse për rrymë po na testojnë durimin

E publikuar: 23/11/2018 22:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri shqiptar i xhudos me famë botërore, Driton Kuka, ka thënë se derisa Televizioni Nacional Japonez ishte duke i xhiruar medaljet e fituara, është ndalur rryma.

Ai ka reaguar ndaj ndërprerjes së energjisë elektrike në palestrën e tij.

Sipas tij derisa Televizioni Nacional Japonez ishte duke i xhiruar medaljet e fituara, është ndalur rryma.

“Populli po më doket po duron shumë! Kompanitë përgjegjëse për rrymë po na testojnë durimin!”

“TV Nacional Japonez duke xhiruar medaljet e fituara në errësirë në Stërvitje kur u ndal rryma”.

“Tash me ja nis stërvitjet si Samuraja me qirinj,ose a është momenti që populli ti tregoj me protesta këtyre Kompanive që u bë tepër!! Foto e bukur e trofeve pa rrymë????”, ka shkruar Kuka.

Trajneri njihet për stërvitjen e talentëve me vlerë botërore nga Kosova si Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova. /Telegrafi/