Driton Kuka e ka një porosi për deputetët që nuk e votuan Ligjin që do ta shpëtonte sportin kosovar

E publikuar: 25/06/2019 13:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Driton Kuka, me t’u kthyer nga Bjellorusia, ku i fitoi tri medalje në Lojërat Evropiane me garuesit e tij, i ka këshilluar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që ta votojnë Ligjit për Tatimin e të Ardhurave në Korporata, që konsiderohet si shpëtim për sportin

Driton Kuka është rikthyer sot nga Bjellorusia së bashku me dy medalistet e Lojërave Evropiane, Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova, shkruan Gazeta Express.

Dhe, trajneri i suksesshëm i xhudos, me të mbërri në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë ndër të tjera ka folur edhe për Ligjin për Tatimin e të Ardhurave në Korporata, i cili nuk kaloi javën e kaluar në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Kuka e ka një porosi për deputetët, të cilët i këshillon ta votojnë këtë ligj, për t’u plotësuar më pas Ligji për Sponsorizim, i cili konsiderohet si shpëtim për sportin.

“Ne po i tregojmë popullit tonë që sporti ka vlera. Po pres nga deputetët që nuk e kanë votuar ligjin, që ta bëjnë këtë. Besoj se do ta bëjnë këtë. Sportistët meritojnë të kenë përkrahje, për djersën që e derdhin dhe për mundin e tyre. Shumë gjëra janë kryer në Parlament në dobi të sportit dhe të sportistëve kulminantë. Sportistëve ndërkohë iu mbetet t’i kryejnë obligimet e veta”, ka thënë Kuka.