Driton Gashi mbetet shef i AKI-së, Flamur Sefaj dorëhiqet sot

E publikuar: 03/04/2018 08:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ramush Haradinaj nuk është më ai njeriu të cilit i shkon fjala, ani se është kryeministër.

Pavarësisht kërkesës së tij për të liruar funksionet, Driton Gashi mbetet drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë e Flamur Sefaj ministër i Punëve të Brendshme, shkruan Koha Ditore.

Megjithëkëtë, ministri Sefaj të martën, nëpërmjet një letre publike, do ta deklarojë dorëheqjen.

Të njëjtën nuk do ta bëjë kryespiuni Gashi, ngaqë pëlqimin për largimin e tij nuk do ta japë presidenti Hashim Thaçi.

Të premten, nëpërmjet një shkrese, kreu i Qeverisë ka bërë të ditur se ka kërkuar t’i lirojnë detyrat edhe Gashi e edhe Sefaj. Vendimin e ka arsyetuar duke thënë se operacioni i ndërprerjes së lejeqëndrimit, i ndalimit, deportimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Kosovës në Turqi, ka ndodhur pa e informuar dhe pa lejen e kreut të Qeverisë. Bazuar në prononcime të mëpastajme, për aksionin që ka nxitur pakënaqësi të mëdha në Kosovë, është vënë në dijeni vetëm presidenti i shtetit…