Drita misterioze që ndriçoi qiellin, shihet nga pesë shtete në afërsi (Video)

E publikuar: 16/11/2017 21:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banorët në Arizona të Shteteve të Bashkuara, janë alarmuar pas një drite të fuqishme dhe misterioze në qiell, duke menduar se ishte ndonjë aktivitet i jashtëtokësorëve.

Por, ekspertët kanë thënë se ishte një meteor me madhësi të konsiderueshme, që u dogj sapo hyri në atmosferën e Tokës, transmeton Telegrafi.

Të njëjtën dritë, por me intensitet më të dobët, e kanë parë edhe në shtetet fqinje si Kaliforni, Nevada, Utah dhe New Mexico.

“Mund të jetë pjesë e grupit të meteorëve që njihen si Leonid, që do të bien gjatë tërë këtij muaji”, thuhet në një raport nga NASA.

Mësohet se të nesërmen mbrëma prej orës tre, pritet të bien rreth dhjetë meteorë brenda një ore, ndërsa nuk do të mungojnë as ditëve në vijim. /Telegrafi/