Dreri kërceu në pishinën e një shtëpie, për të shmangur sulmin nga luani i malit (Video)

E publikuar: 09/02/2019 16:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ikjes prej një luani të egër, që po e ndiqte nëpër një zonë periferike të Kalifornisë së Shtete të Bashkuara, një dre kërceu në pishinën e një shtëpie.

Megjithëse pamjet nuk janë aq të mira, vërehen kur kafsha hidhet në ujë, ndërsa grabitqari i shkon nga pas, por nuk arrin ta zë, transmeton Telegrafi.

“Dëgjuam se ra diçka në pishinë, por kur dolëm nuk pamë asgjë. Gjithçka kuptuam nga materiali i kamerave të sigurisë” ka thënë pronarja e shtëpisë.

Të befasuar me ngjarjen e pazakontë, ata i kanë shpërndarë filmimin, duke shkruar se ‘në oborrin tonë ka qenë National Geographic’. /Telegrafi/