Drenica shkatërron Besën 3-0

E publikuar: 21/03/2015 15:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuqezinjtë fshijnë kështu atë disfatë të pësuar nga Istogu një javë më parë.

Drenica shkatërron Besën e Pejës në ndeshjen e zhvilluar në Skënderaj ku arriti të imponohej me rezultatin 3-0 në ndeshjen e javës së 19 të Raiffaisen Superliga e Kosovës. Kuqezinjtë fshijnë kështu atë disfatë të pësuar nga Istogu një javë më parë. Ndeshja nisi me një ritëm të cmendur për ekipin e drejtuar nga Tahir Lushtaku.

Ishte kapiteni Sami Geci që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 4 pas harkimit të Hysen Tahirit, ndërsa vetëm 3 minuta më pas Besart Dushi shtyu në rrjetë një top të krosuar nga e djathta. Këto dy gola e tronditën ekipin nga Peja që nuk arriti të reagonte për të dalë nga kjo situatë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë, ndërsa gjatë fraksionit të dytë Drenica realizoi edhe golin e tretë me autor Hysen Tahirin. Pas kësaj fitore, Drenica është ngjitur në vendin e gjashtë në tabelën e klasifikimit me 27 pikë, ndërsa Besa mbetet në kuotën e 29-të pikëve./supersport.al/