Dreka e darka festive për fund vit

31.12.2019 17:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Dreka e darka festive për fund vit

Nga Emrush T. Shkodra

Rrumbullakimi i një viti të lodhshëm, me shumë mund dhe sakrificë, dështime dhe arritje, humbje dhe fitim, përparime në shkencë, humbje ekonomike, përfitime, protesta, e greva, rënie dhe ngritje, kërkesa e përgjigje, arrijmë në fund vit, në fund të një viti që dikush do të feston me begat, dhe të lutej për vitin që vjen të jetë si ky që po shkon, e një tjetër po i lutej kalendarit gregorian që si ky lloj viti të mos përsëritet më. Fëmijët janë ata që janë fytyrat e pafajshme, që përveç mungesës së borës ata do e shijojnë në maksimum ndërrimin e mot moteve nën tingujt dhe pluhurin që do të shkaktojnë fishekzjarrët e shumta.

Një analogji tjetër, si ndikohet nga ndërrimi i vitit në vit (vitit të ri).

Ne po shohim se si festohen festat në fund vit nëpër postimet e shumicës së personave që shpërndajnë nëpër rrjetet sociale (linkedin, tëitter, fb, insta etj), dhe kryesisht këto vijnë nga punëtoret e institucioneve publike shtetërore, që në disa raste eskalon, sa që të krijohet përshtypja së paraja publike dhe arka e shtetit është vetëm për një pjesë të popullatës.

Në botën demokratike, përmbyllja e fundit vitit kalendarik gregorian, përben pjesë e suksesshme të lëmive të caktuara. Përparimet në shkencë, teknologji, sektor të caktuar shtetëror dhe institucional, rritje ekonomike, ulje e papunësisë, ku duke prekur gotat me shampanjë festohet përmbyllja e vitit me shumë sukses, duke uruar po të njëjtat suksese edhe për vitin që po hyjmë!

Por cila është storia e festimeve te ne?

Çfarë është logjika që kuvendi, anëtarët e kuvendit të zgjedhurit e popullit, ligjvënësit të postojnë foto të drekave dhe darkave festive?
Cila është logjika që qeveria dhe kabineti i saj ti tregojnë enët e mbushura me ushqim nga më të shtrenjtë mbi tavolinat e restoranteve glamuroze pjesës që janë jashtë institucioneve, qytetarëve të gjorë që shumica nuk janë duke mundur të sigurojnë materie për ngrohje, e mos të flasim për të shtruar verë dhe gjëra të tjera përveç ujit në tavolinat e tyre.

Cilat janë sukseset e dyjave këtyre institucioneve që të shohim ne nëpër festimet e tyre përmes tavolinave të mbushura më ushqime që nuk vijnë nga buxheti i tyre, po nga taksapaguesit, që duhet hjek dorë nga shumëçka shtëpiake, për të regjistruar ta zëmë një veturë, ose paguar taksen mbi pronën!

Vendi po kalon nëpër një greminë të luhatshme, që gati është të fundosemi, dhe të futemi në kriza edhe më të thella sociale, ku pastaj nuk i dihet fundit.

Praktikisht ne jemi pa qeveri, jemi pa institucione, ku askush askënd se pyet për asgjë, ku të mirat dhe sukseset nuk shihen në asnjë horizont, ku e keqja është bërë përditshmëri, dhe ku mungesa e fjalëve të mira, dhe veprave është bëre pothuajse inekzistente në këtë vend.

Të gjitha bilancet ekonomike, sociale, e qeverisëse tregojnë kurbën e dështimit, ku keqqeverisjet e njëpasnjëshme bën që republika jonë të shterrrohej nga pasuritë e saja më duart e gjata të drejtuesve të saj.

Një parlament ku nuk ka arrit të kalojë buxhetin, ku vendi shkon drejt krizave të njëpasnjëshme, ky aty le që qytetarët nuk panë asgjë që ishte ne favor të tyre, por ju ofrua një shfaqje tipike humoristike me qëndrime banale dhe të shfryera ndaj njëri tjetrit. Duke vazhduar të ndjekin llogarit e tyre prej aksionarësh nëpër biznese të ndryshme, e duke kalkuluar hesapet e tyre afariste.

Këta nuk kanë arrit të shohin mjerimin e qytetarëve të tyre që ju shkonin nëpër shtëpi kur kishin nevojë për ta, i përgjëronin dhe i bindeshin fjalëve të tyre për një votë të gjorë, që mendonin për vete, sa thoshin më fyej një muaj, se unë ju kthej të zezën për katër vite.

Terë viti kaloi nën presion, nën kërcënimin me protesta, greva, afera të ndryshme korruptive, dështime në mjekësi, ekonomi, arsim, siguri, duke kërkuar rritjen e pagave, dhe rregullimin e tretmanit të tyre jetësor sa më lartë dhe më te mirë, duke bërë kështu që të thellohet hendeku në mesin e shoqërisë sonë, duke kaluar në njërën anë një shoqëri modeste me një pasuri relative, dhe anën tjetër një shoqëri të varur nga kreditë, borxhet, dhe vështirësitë jetësore duke përmbyllur muajin më shumë peripeci nga më të ndryshmet.

Skandale të një pas njëshme përshkruan pothuajse të gjitha institucionet e Republikës, me theks të veçantë, qeveria dhe dikasteret e saj, shëndetësia në masë të madhe, ekonomia bilanc negativ, rritje e importeve, mungesë liberalizimi, dhe duke përmbyllur me arsimin si një prej resorëve që kanë sjell një impakt tejet negativ në vend (rezultati PISA).

Pra, çfarë po festohet?

Përmisim i gjendjes në shëndetësi, zhvillimi ekonomik, ulje e papunësisë, lëvizje e lirë e njerëzve, ambient i sigurt, mirëqenie sociale të mirë, arsim cilësor, pranim i arritjeve tona arsimore jashtë Kosovës, çfarë po festohet në të vërtetë?

Krejtësisht është e pakuptueshme se si arrihet të përmbyllet fundi i vitit më gjithë këto aktivitete, dreka, shëtitje, darka etj.

Megjithëse një pjesë prej tyre do të thonin se janë me shpenzime personale, ne disa raste duke participuar dikasteri përkatës, e në disa raste tjera sindikatat e ndryshme.

Por, mbi terë këto qëndrojnë taksat e qytetareve, kahdo që të krijohen shpenzimet e institucioneve dhe njerëzve të saj, dijeni ato janë të taksapaguesve.

Të kërkohet rritje të pagave, të protestohet, të mbahen nga dy e më shumë vende të punës, të jetohet në një luks që duket paradoksale në këto kohë për një pjesë të shoqërisë, eshtë tepër frustruese. Të përmbyllim një vit më nepotizëm të plotë, ku asnjë konkurs nuk kalon pa dijeninë e të “mëdhenjve” dhe festat të bëhen nëpër institucione që në të shumtën e rasteve janë bërë po thuajse familjare, është krejt despotike dhe jo etike.

Ti servohen audiencës sociale fotografi prej ahengjeve të ndryshme nga restorantet glamuroze, kjo është plotësisht nonsens i kohës.
Mbrëmje ku askush askënd nuk e njeh për koleg e kolege, ku të gjithë “gjuajnë” në forma të ndryshme, duke u munduar që eksponanca e tyre të jete sa më shumë aktive, duke e shtuar rritjen e numrit të aventurave në notesin që dikush mban regjistër prej lordëve.

Dhe kështu çastet festive në fund vit kalohen duke mos i shikuar akrepat e orëve të një nate, ku orët e vona rrumbullakonin fundit e një viti, dhe përmbyllja e një viti dhe kalimi në një tjetër do të bëhej edhe më nostalgjik, me anëtarët e familjeve që nuk i konsideronin si tyre.

Në këso lloj ahengjesh, ku “gjurulltia” festive eskalon në pirje të tepruar, ngacmime, prishje raportesh familjare, e deri të “kacafytje” dhe “aksidente” ku edhe organet përgjegjëse për mbarëvajtjen e sigurisë së festave nuk ju besonin syve të tyre kur regjistronin rrëfimet e pjesëmarrësve, burra e gra, të gjithë te tretur nën avullin e pijeve që mbanin më shumë se 13% alkool, dhe minifundeve të treguar në fundit e vitit që po lëm pas, krejtësisht në një çmenduri të pa kontrolluar, thuajse është fundit i jetës.

Ku është logjika e festave në fund vit, kur asnjë lëvizje progresive nuk është bërë në këtë shtet?
Cila është pjesa e mirë e terë kësaj arome festive nga institucionalistët, dhe argatët e tyre që festojnë për fund vit, duke sjellë para syve tanë, verëra të shtrenjta dhe qengj të pjekur mbi tavolinë në një nga restorantet më me nam në vend, nën tingujt e këngës “kcejna mbi tavolina, pijna mbi tavolina, thejna mbi tavolina?

Gëzuar 2020-ta.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Nga Enver Dugolli: Presidenti Thaçi sot paska vizituar burgun e Dubraves! Pse me 25 maj? Pse pas 21 viteve?

Nga Enver Dugolli: Presidenti Thaçi sot paska vizituar burgun e Dubraves! Pse me 25 maj? Pse pas 21 viteve?

Nga Muhamet Shala: Si e fitoi luftën në vetëm gjashtë ditë gjenerali gjenial Moshe Dayan

Nga Muhamet Shala: Si e fitoi luftën në vetëm gjashtë ditë gjenerali gjenial Moshe Dayan

Ja la emrin vajzës Republikë, u burgos dhe më pas u ekzekutua në Burgun e Dubravës nga forcat serbe

Ja la emrin vajzës Republikë, u burgos dhe më pas u ekzekutua në Burgun e Dubravës nga forcat serbe

The Times: Ekipi i Thaçit thotë se ai s’i frikësohet Speciales, rivalët të kundërtën

The Times: Ekipi i Thaçit thotë se ai s’i frikësohet Speciales, rivalët të kundërtën

Nga Lirim Gashi: Pse duhet të Rimëkëmbet Social Demokracia?

Nga Lirim Gashi: Pse duhet të Rimëkëmbet Social Demokracia?

Nga Mark Marku: Një front qëndrese qytetare kundër diktaturës së mafias

Nga Mark Marku: Një front qëndrese qytetare kundër diktaturës së mafias

Hafizi që i zmbrapsi bullgarët nga Prishtina

Hafizi që i zmbrapsi bullgarët nga Prishtina

Stadi i trendëve ekonomike post covid, dhe rendi i krijuar në të ardhmen

Stadi i trendëve ekonomike post covid, dhe rendi i krijuar në të ardhmen

Në negociatat me Serbinë rreziku kryesor për Kosovën e ka emrin Hashim Thaçi

Në negociatat me Serbinë rreziku kryesor për Kosovën e ka emrin Hashim Thaçi

Nga Driton Smakaj: Një politikë në dakordim të plotë me SHBA-të nuk përbën servilizëm!

Nga Driton Smakaj: Një politikë në dakordim të plotë me SHBA-të nuk përbën servilizëm!

Nga Fahri Xharra: Koptët e Egjyptit dhe shqiptarët

Nga Fahri Xharra: Koptët e Egjyptit dhe shqiptarët

Në prag të Luftës së Ftohtë!

Në prag të Luftës së Ftohtë!

Berisha: Po, cili, intelektual?

Berisha: Po, cili, intelektual?

Sovraniteti formë demokratike që buron nga populli

Sovraniteti formë demokratike që buron nga populli

Çka jeni hallakatë?

Çka jeni hallakatë?

Ng Driton Smakaj: Letër elektronike Gjergj Kastriotit!

Ng Driton Smakaj: Letër elektronike Gjergj Kastriotit!