Drejtuesit e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës janë duke protestuar para ndërtesës së Ministrisë së Bujqësisë

E publikuar: 19/06/2020 14:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur protesta e organizuar nga Federata Sindikale të Bujqve të Kosovës (FSBK) para ndërtesës së Ministrisë së Bujqësisë, të cilët janë duke kërkuar dialog me MB’në, rreth situatës momentale të bujqëve.

Bujqit janë duke kërkuar futjen e traktorëve dhe mjeteve të tjera bujqësore në oborrin e Ministrisë së Bujqësisë, por nuk po lejohen nga Policia me urdhër të pronarit privat ku gjindet kjo ministri.