Drejtoria e Përgjithshme e Standartizimit diskuton adoptimin e 50 standardeve të reja përfshirë 5G

E publikuar: 01/04/2019 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Teknologjia 5G ende është një sipërmarrje ambicioze për vendet e zhvilluara dhe zbatimi i saj në sektorin e telekomunikacionit do ende një kohë të konsiderueshme për t’u aplikuar. Por në funksion të hapave që po hidhen për të përshtatur kuadrin e nevojshëm ligjor dhe atë të standardeve duket se edhe Shqiëpria i është bashkuar këtij hapi duke hapur debatin për pjesën e specifikimeve teknike lidhur me teknologjinë 5G.

Drejtoria e Përgjithshme e Standartizimit bëri me dije se ky diskutim zuri vëne në mbledhjen e Komitetit Teknik Nr. 10“ “Sistemet e telekomunikacionit analoge dhe dixhitale”, nën drejtimin e Kryetarit zotit Endri Luga dhe pjesëmarrjes së Anëtarëve e tjerë të këtij Komiteti Teknik.

Nga DPS morën pjesë; Sekretari i KT-së z. Granit Çerkezi, Përgjegjësi i Sektorit për standardet e Elektroteknikës dhe Telekomunikacionit si dhe Drejtori i Drejtorisë së Standardeve.

Pas përfundimit të fazës së mendimit publik, periudhës prej 60 ditësh nga data e publikimit të Buletinit Nr 77 të DPS-së, në të cilën projektstandardet dhe projektdokumentet e standardizimit, publikohen për subjektet e interesuara për dhënien e mendimit, u organizua mbledhja e komitetit për adoptimin e standardeve.

Objekti kryesor i kësaj mbledhjeje ishte adoptimi i 50 standardeve dhe dokumenteve të standardizimit evropiane (EN) në fushën e telekomunikacionit nga ETSI – Instituti Evropian i Standardeve të Telekomunikacionit, nga të cilat pjesa më e madhe ishin Specifikime Teknike (nga ku veçojmë specifikimet teknike për teknologjinë 5G) dhe standarde nën Direktivën Evropiane RED të Pajisjeve Radio.

Përzgjedhja e standardeve Evropiane dhe Ndërkombëtare ishte bërë prej anëtarëve të Komitetit Teknik, sipas planifikimit të punës së 6-mujorit të parë të vitit 2019 që të adoptohen si standarde shqiptare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit.
Gjithashtu, diskutimet e anëtarëve u përqendruan edhe në zhvillimin e vrullshëm të telekomunikacionit e protokolleve të komunikimit dhe nevojën për të qenë aktiv në këtë fushë. /Monitor