Drejtori i RTK’së: Programi i Vitit të Ri kushtoi 8400 €, jo 150 mijë €

E publikuar: 31/12/2017 16:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i RTK’së, Mentor Shala ka reaguar ndaj një shkrimi të botuar në një të përditshme kosovare pas publikimit të një artikulli ku thuhej se RTK ka shpenzuar për programin e Vitit të Ri rreth 1 mijë e 500 euro. Shala thotë se RTK ka shpenzuar 8 mijë e 400 euro e jo 150 mijë.
Ky është reagimi i plotë i Mentor Shalës

Sot e pash një shkrim në numrin e djeshëm në gazetën Koha ditore. Ishte për keqardhje! Më vjen keq deri ku ka degradu gazetaria në këtë kompani! Shkrim gjysëmfaqësh ish ba vetëm për një fjali, po e parafrazoj: “Jozyrtarisht mësohet se RTK i ka paguar stupcave 150 mijë euro për programin e vitit të ri”.

Me duhet ta sqaroj para publikut këtë shpifje tendencioze të kësaj kompanie mediale.

E para: RTK me ligj e ka të lejuar që një përqindje të programit t’ua jap produksioneve të pavarura.

E dyta: RTK e ka të rregulluar procedurën me rregullore të brendshme të bazuar në ligj për kriteret dhe mënyrën se si përzgjedhet një kompani për ta bërë një program në RTK.
E treta: RTK në mungesë të mjeteve të gatshme financiare aplikon edhe metodën e kompenzimit me reklamë që gjithashtu është e mbështetur në ligj dhe në rregulloret e brendshme.

E katërta: RTK pas përfundimit të gjitha procedurave ligjore dhe një analize të thellë programore, ka përzgjdhur Stupcat për ta bërë programin e vitit te ri me vetëm 2800 sekonda të cilët do të shpenzohen gjatë asaj nate. Nëse përkthehen në mjete financiare i bjen që mesatarja e sekondit është 3 euro, që i bjen që RTK ka shpenzuar 8400 euro për programin e vitit të ri e jo 150 mijë euro qysh po shpif gazeta e ‘famshme’ Koha Ditore.
E pesta: Si zakonisht kjo kompani nuk i merr kurrë edhe palën tjetër në këtë rast askënd nga RTK. Unë nuk i di numrat e Kohes Ditore, prandaj ekzistojnë emailiat zyrtarë ku gazetari ka mundur të kërkoj përgjigje. Emaili që gazetari thotë që ka dërgu email nuk përdoret nga askush në RTK. Jam i sigurt që me pas desht gazetari i Kohes… e kish gjetur kontaktin, por nuk iu ka desht qëndrimi zyrtarë sepse nuk kish pas kuptim shpifja pastaj.

E gjashta: Ne e kemi paditur Kohen Ditore për shpifje të vazhdueshme ndaj RTK dhe jemi në pritje të një procesi gjyqësor, edhe pse kam informacione jozyrtare që gjykatësi që e ka lëndën ka frikë se mund të sulmohet nga kompania ‘Koha’ nëse fillon procesin gjyqësorë të cilin do ta fitojë RTK gjithësesi për shkak se i kemi të gjitha argumentet në anën tonë. Edhe për këtë rast jemi duke përgatitur padinë.

Ndërsa i njoftojë edhe Gjykatën se jemi duke përgatitur një hulumtim pse nuk po procedohet rasti i padisë së RTK ndaj grupit Koha. Tema do të jetë profesionale, do t’i ballafaqojmë palët dhe argumentet në mënyrë që publiku ta kuptojë të vërtetën. (Mos të kuptohet ky si kërcënim por vetëm e pata obligim me i njoftu për shkak se do të na duhet edhe një prononcim nga Gjykata)

Na vjen keq që një kompani si Koha… e keqpërdorë edhe frekuencën nacionale, që është pasuri kombëtare, nuk paguan asnjë cent qera për objektin që e shfrytëzon dhe ka obligim të jap llogari para publikut aq sa ka edhe RTK, del me shpifje të tilla tendencioze.

Mos t’ju lodhi më shumë!

Flaka Surroit ia uroj vitin e ri 2018 dhe i uroj suksese shumë më të mëdha vitin tjetër, ndërsa s’kemi çka me ba, këtë vit programin e kemi shumë ma t’shikuem se KTV gjithesesi!